Promovohet projekti ‘Voice Up’ për shprehje krijuese të të rinjve

Maqedonia

Promovohet projekti ‘Voice Up’ për shprehje krijuese të të rinjve

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 14:04
Projekti ‘Voice Up

Nën moton ‘Fotografo. Xhiro. Ndaj’, sot u promovua projekti i ri Voice Up, i cili do t’i nxisë krijuesit e rinj në Maqedoni në mënyrë aktive të angazhohen në krijimin e përmbajtjeve të reja dhe promovimin e tyre përmes mediave sociale.

Ky projkt është i mbështetur nga USAID-i Maqedoni, ka përqëllim që përmes posterëve, fotografive, muzikës, filmave të shkurtër dhe audio, përmbajtjeve vizuale dhe audio-vizuale përmes të cilave do të jehon zëri i tyre, si në qëndrime dhe mendime për të gjitha çështjet të cilat u interesojnë atyre.

‘Projekti do të zhvillohet në disa faza në të cilat janë paraparë edhe takime njëditore për transferim të njohurive në pesë qytete nëpër Maqedoni, Manastir, Shën Nikollë, Shkup, Gostivar dhe Kumanovë’, ka deklaruar Jëllmaz Dervishi, njëherit edhe organizator i projektit.

Të interesuarit ende kanë mundësinë të paraqiten, prej moshës 18-25 vjet. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat