Ahmeti me eurodeputetët: Zgjedhje fer dhe demokratike, prioritet i Maqedonisë

Maqedonia

Ahmeti me eurodeputetët: Zgjedhje fer dhe demokratike, prioritet i Maqedonisë

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 12:46
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti gjatë takimit me Eurodeputetët

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka realizuar takim me Eurodeputetët Ivo Vajgll, Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein për të diskutuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, kështu thuhet në njoftimin e BDI-së.

Ahmeti gjatë takimit tha ”Mandati i ardhshëm qeverisës do të jetë shumë i rëndësishëm dhe përmbyllës për tema kyçe, siç janë anë zgjidhja e çështjes së emrit që mundëson integrimin euroatlantik, sundimin e ligjit dhe reformat e kërkuara nga komuniteti ndërkombëtar bashkë me barabarësinë dhe zgjidhjen e çështjes së gjuhës shqipe.” tha mes tjerash Ahmeti.

Eurodeputetët njëzëri folën për ”përplasjen e ideologjive të ndryshme në vend dhe rajon dhe përpjekjet për shtrirje të ndikimit nga rryma që kanë për qëllim të devijohet vendi dhe rajoni nga orientimi Euroatlantik.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat