Sheqerinska: Politika e OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së na solli në këtë gjendje

Maqedonia

Sheqerinska: Politika e OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së na solli në këtë gjendje

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 15:55
Radmilla Sheqerinska

Radmilla Sheqerinska, bartëse e listës së deputetëve në NJZ 5, sot ka folur para qytetarëve të Strugës në Labunisht, duke përcjellur porosinë e njëjtë se të gjithë qytetarët duan shoqëri të barabartë, ku shteti është solidar dhe human drejt të gjithë njerëzve, si dhe bashkimi është më i madh se ndarja. E pamë se ku na çoi politika e OBRM-PDUKM dhe BDI-së, ndarje, urrejtje, zënka.

‘Ne i kemi vënë pikë një politike të tillë. Do të ndërtojmë një shtet ku do të jetë i rëndësishëm për të gjithë. Në të cilën çdo qytetar i Republikës së Maqedonisë, pa marrë parasysh përkatësitë e tyre etnike, fetare apo politike, do të gëzojnë të gjitha të drejtat dhe do të kenë një shans për të ndërtuar një jetë këtu në Maqedoni’, tha ndër të tjera Sheqerinska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat