RDM me propozime kundër ndotjes së ajrit

Maqedonia

RDM me propozime kundër ndotjes së ajrit

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 20:07
Ilustrim

RDM-Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë, sot përmes një kumtese ka reaguar ndaj ndotjes së ajrit në qytete dhe propozon disa masa urgjente.

RDM propozon kontroll të dyfishtë të inspektorëve të mjedisit jetësor për ndotësit e mesëm dhe të vegjël industrial, stimulim të transportit publik me më shumë autobusë ekologjikë, ndalesë për automjetet nën standardin 4 EU në komunikacionin urban, restriksion çift-joçift për automjetet e tjera dhe ndalesë për hyrje të automjeteve të rënda në qytete.

Pjesë e masave urgjente janë edhe zona e gjelbër për këmbësorë dhe çiklistë në qendër, stopim i aktiviteteve ndërtimore dhe prerjeve të gjelbërimit, larje masive e rrugëve me ujë teknik apo me mjete që i shtresojnë grimcat, furnizim urgjent i pastruesve të ajrit të cilët zbatohen në shumë qytete botërore dhe subvencione masive për stufa dhe derivate cilësore për amvisëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat