Jakim Nedellkov kërkon tërheqje të urdhërit për edukatoret e çerdheve nga ministrja Remenski

Maqedonia

Jakim Nedellkov kërkon tërheqje të urdhërit për edukatoret e çerdheve nga ministrja Remenski

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 12:53
Ilustrim

Kryetari i Sindikatës së Pavarur për arsim, shkencë dhe kulturë Jakim Nedelkov, sot në konferencë për shtyp ka kërkuar nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Tashevska-Remenski, të tërheq menjëherë urdhërin me të cilin edukatoret dhe kujdestaret në çerdhe duhet të punojnë 40 orë në javë, gjegjësisht 8 orë në ditë.

Me ligj është e rregulluar, ata që nuk kanë punë të menjëhershme të me fëmijët të punojnë 35 orë nëse janë edukatore, dhe 30 orë nëse janë kujdestare. Personeli administrativo-teknik në çerdhe punon 40 orë në javë.

Nedellkov këtë urdhër të ministres Remenski e quajti skandaloz për shkak shkel ligjet dhe marrëveshjen kolektive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat