Demolohet shtabi i OBRM-PDUKM-së në Kavadar

Maqedonia

Demolohet shtabi i OBRM-PDUKM-së në Kavadar

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 13:57
Shtabi i OBRM-PDUKM-së në Kavadar

Fushata parazgjedhore ka filluar të tensionohet vetëm pesë ditë pas fillimit të saj. Pas disa afisheve propagandistike të djegura të disa partive politike, kanë vazhduar edhe thyerjet e shtabeve zgjedhore.

Mbrëmë rreth orës 23:30 në Kavadar në rrugën “Mosha Pijadë”, nga ana e personave të panjohur është thyer shtabi i partisë poltike OBRM-PDUKM.

Hetim në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipi nga stacioni policorë në Kavadar dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat