Rreziku nga refugjatët: Serbia do ndërtojë gardh në kufirin e saj me Maqedoninë

Maqedonia

Rreziku nga refugjatët: Serbia do ndërtojë gardh në kufirin e saj me Maqedoninë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 26 nëntor 2016 Në ora: 14:50
Ilustrim

Kërcënimet e fundit të presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, dhe mos marrëveshjet mes Turqisë dhe BE rreth paktit të refugjatëve ka ngritur vetëdijen te Serbia, që është ndër vendet kryesore tranzitore të korridorit ballkanik.

“Serbia ka një plan B. Pezullohet pakti i refugjatëve mes BE dhe Turqisë, atëherë ne do ndërtojmë një gardh në kufirin jugor (kupto Maqedoninë - Fitim Dika), për të parandaluar fluksin e refugjatëve,” shkruan e përditshmja serbe „Vecernje novosti,“ sot, duke u mbështetur në informacionet qeveritare, përcjell botasot.info. Në anën tjetër ministri serb për punë sociale Aleksandar Vulin, nuk deshte të komentojë lajmin.

Momentalisht në Serbi strehohen rreth 7000 refugjatë, kryesisht në Beograd dhe në Suboticë. Një gardh të ngjashëm në kufirin jugor ka ndërtuar Maqedonia dhe Bullgaria./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat