BDI-ja paralajmëron lidhje infrastrukturore me Kosovën dhe Shqipërinë

Maqedonia

BDI-ja paralajmëron lidhje infrastrukturore me Kosovën dhe Shqipërinë

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 19:08
Ilustrim

Bartësi i listës së deputetëve në njësinë e 5 zgjedhore nga rradhët e BDI-së, Agim Shaqiri, sot paralajmëroi lidhje infrastrukturore me Kosovën dhe Shqipërinë.

Ai tha se autostrada në zonën e Kërçovës dhe Strugës që do t’i lidh Kosovën, Maqedoninë Perëndimore dhe Shqipërinë mbetet prioritet për BDI-në.

Sipas Shaqirit projekti do të kushtojë 375 milionë euro, jo vetëm që do t’i lidhë shqiptarët por edhe do të përmirësojë edkonominë në rajon dhe do të jetë tërheqje për investime të huaja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat