Rritet numri i vdekjeve në Maqedoni

Maqedonia

Rritet numri i vdekjeve në Maqedoni

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 19:09
Ilustrim

Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë tregojnë se përqindja e njerëzve të vdekur në Maqedoni sa vjen e rritet. Përqindja e foshnjave të lindura në tre muajt e fundit të këtij viti është rritur për 2,4 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërkaq, sipas të dhënave të Entit, përqindja e personave që kanë vdekur gjatë tre muajve të fundit është 3, 9 për qind më e lartë se përqindja e atyre që kanë vdekur një vit më parë në të njëjtën periudhë të vitit.

Ndërsa numri i kurrorëzimeve në këtë tre mujor është zvogëluar për 4,4 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2015, dhe numri i shkurorëzimeve është ulur për 10,2 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat