Vazhdon ndotja në qytetet e Maqedonisë, qytetarët kërkojnë zgjidhje

Maqedonia

Vazhdon ndotja në qytetet e Maqedonisë, qytetarët kërkojnë zgjidhje

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 20:06
Ndotja në Maqedoni

Qytetarët thithin ajër të ndotur, ndërsa pushteti përveç rekomandimeve që të mos dilet jashtë dhe të mos përdoren makinat, nuk ndërmerr hapa konkret për të reduktuar ndotjen. Qytetarët janë të shqetësuar për shkak se qeveria nuk tregon se kush është shkaktari më i madh i ndotjes së ajrit që të reagohet në mënyrë të përshtatshme.

Në çdo zgjedhje në programet elektorale të BDI-së, parti e cila vazhdimisht udhëheq me Ministrinë e Mjedisit, ka pothuajse të njejtat premtime për ajër më të pastër. Nuk ka masa konkrete, por vetëm udhëzime që të respektohen standardet ndërkombëtare dhe do të ketë plan ndërkombëtar. Pavarësisht angazhimeve të tilla të përgjithshme disa qytete të Maqedonisë, kanë ajër më të ndotur në Evropë.

Masa serioze specifike mungojnë edhe në programin zgjedhor të OBRM-PDUKM-së, por premtojnë stacione të reja matëse, zona të gjelbra dhe mbjellje tl druve në rrugët e qytetit.

Ndërsa LSDM-ja njofton se do ta rishikojë vendimin për importin e makinave të përdorura, do të zbatojë një regjim të ri në trafik, në qytetet e mëdha dhe do të nxitet transporti i organizuar për punëtorët në kompani të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat