LSDM: Me Gruevskin nuk ka përparim, Maqedonia është bërë vend i rrezikshëm për jetën e punëtorëve

Maqedonia

LSDM: Me Gruevskin nuk ka përparim, Maqedonia është bërë vend i rrezikshëm për jetën e punëtorëve

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 10:31
Zoran Zaev

LSDM-ja sot ka lëshuar një komunikatë në të cilën akuzon Gruevskin dhe OBRM-PDUKM-në për gjendjen në të cilën ndodhet shteti, veçanërisht gjendjen e punëtorëve.

“Maqedonia me Nikolla Gruevskin është bërë vend me gjendje të rëndë të punëtorëve, të cilëve u rrezikohet edhe jeta e tyre. Punëtorët tonë e humbin jetën në vendin e punës tri herë më shumë se sa mesatarja në Evropë. Ata punojnë prej 10 deri 12 orë në ditë për rroga mizore të ulta, dhe janë bërë viktimë e politikave të këqija të Gruevskit”, thuhet mes tjerash në komunikatën e LSDM-së.

Nga LSDM-ja gjithashtu thonë se punëtorët duhet të mbrohen dhe mundi i tyre të vlerësohet dhe të mbrohet, për këtë aryer ju bëjnë thirrje qytetarëve që më 11 dhjetor të ndryshojnë gjendjen duke votuar për jetë në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat