Poposki: Gjykata do të tregojë nëse dikush duhet të shkojë në burg

Maqedonia

Poposki: Gjykata do të tregojë nëse dikush duhet të shkojë në burg

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 10:50
Nikolla Poposki

Nikolla Poposki, bartësi i listës së deputetëve në njësinë zgjedhore numër 1 nga rradhët e OBRM-PDUKM-së, ka dhënë një intervistë për “Radio Evropa e Lirë” në të cilën ka folur për shumë tema ndër të cilat edhe për përgjimet të cilat i publikoi lideri i opozitës, Zoran Zaev.

“Është e vërtetë se jemi në një moment historik, por për mua më e rëndësishme është të mbarojë kriza politike në Maqedoni dhe të kthehet normaliteti. Me kthimin e normalitetit nënkuptojmë harxhimin e energjisë në atë që është më e rëndësishme për Maqedoninë”, tha mes tjerash Poposki.

I pyetur se kush do të përfundojë në burg dhe kush jo, ai tha se i vetmi organ përgjegjës për këtë janë gjykatat e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat