Gratë e partive politike në Maqedoni pak shansa për të qenë në parlament

Maqedonia

Gratë e partive politike në Maqedoni pak shansa për të qenë në parlament

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 12:32
Kuvendi i Maqedonisë

Partitë politike të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme të 11 dhjetorit, si duket kanë harruar gratë dhe për këtë arsye vetëm katër prej tyre janë bartëse të listave.

Radmilla Sheqerinska nga LSDM-ja në njësin e 5 zgjedhore, Vesna Stoimenova nga Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi në njësinë e 4, Danica Jovanova nga Partia Liberale në njësinë e 4 dhe Maria Jones nga e Majta në njësinë e 3 zgjedhore, janë gratë të cilat janë bartëse të listave. Për dallim nga gratë, meshkujt janë batës të 54 listave të deputetëve.

Më shumë gra të kandiduara ka LSDM-ja 52, pastaj OBRM për Maqedoninë me 51 dhe OBRM-PDUKM-ja me 50 gra të kandiduara për deputete.

Sipas Kodit Zgjedhor, neni 63 parashikon që përfaqësimi i femrave në listat e deputetëve të rritet nga 30% në 40%, gjithashtu neni parashikon që në çdo të tretin vend duhet të jetë një grua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat