Prokurorja Ristovska: Specialja e bën atë të cilën të tjerët kanë frikë

Maqedonia

Prokurorja Ristovska: Specialja e bën atë të cilën të tjerët kanë frikë

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 12:35
Lençe Ristovska

Në debatin e Forumit të shoqërisë civile me temë "Kthimi i demokracisë, Evropa dhe drejtësia sociale", prokurorja speciale Lençe Ristovska porositi se pushteti gjyqësor duhet të jetë roje e dy pushteteve tjera, ekzekutivit dhe legjislativit.

"Ne luftojmë kundër pandëshkueshmërisë dhe korrupsionit. I gjithë ky proces në fund duhet të rezultojë me përmirësimin e demokracisë, por kjo varet nga shumë faktorë. Është e vështirë, dhe na duhet ndihma e të gjithëve për ta ndryshuar gjendjen e pandëshkueshmërisë.", deklaroi Ristovska.

"Prokuroria Speciale Publike e thotë atë të cilën të tjerët kanë frikë ta thonë. Qytetarët kanë nevojë të ndjehen të barabartë para ligjit dhe të shohin se drejtësia funksionon", ka përfunduar Ristoska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat