Spasovski: Maqedonia është mbajtur peng nga disa njerëz

Maqedonia

Spasovski: Maqedonia është mbajtur peng nga disa njerëz

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 16:40
Oliver Spasovski

Oliver Spasovski, bartësi i listës së deputetëve në njësinë zgjedhore numër 2 nga LSDM-ja ka realizuar takim me qytetarët e Kumanovës të cilëve u tha se Maqedonia një kohë të gjatë ka qenë peng e disa njerëzve të caktuar.

“Nuk do të lejojmë të mos respektohet dhe të shkelet mundi i punëtorëve. Nuk do të lejojmë të shkelen të drejtat e qytetarëve të Maqedonisë. Për atë në “Planin për jetë në Maqedoni” premtojmë se në katër muajt e parë do ta rrisim pagën minimale në 12 mijë denarë”, tha mes tjerash Spasovski.

Ai tha se deri në fund të mandatit të tij paga minimale do të arrijë deri në 16 mijë denarë, ndërsa ajo mesatare do të jetë 30 mijë denarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat