Urime 28 Nëntori, Dita e Flamurit dhe Pavarësisë së Shtetit Shqiptar

Maqedonia

Urime 28 Nëntori, Dita e Flamurit dhe Pavarësisë së Shtetit Shqiptar

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 10:07
Vesel Memedi

Kryetar i Rilindjes Demokratike Kombëtare Vesel Memedi, ka uruar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit.

Dita e flamurit dhe pavarësisë së shtetit shqiptarë është kurorëzimi i sakrificës së vazhdueshme të më shumë gjeneratave ndër shekuj me synim krijimin e shtetit shqiptarë në trojet etnike shqiptare. Pikërisht falë kësaj sakrifice të madhe dhe ndihmës së faktorit ndërkombëtar më 28 Nëntor para 104 viteve në Vlorë, Ismail Qemali me patriotët më të mëdhenj të kohës shpallën pavarësinë e Shqipërisë, pavarësi kjo që u legjitimua ndërkombëtarisht në më pak se gjysma e tokave shqiptare.

Sot në këtë ditë të madhe për kombin duhet të konstatojmë me maturi të madhe se shqiptarët vazhdojnë të jenë nën një betejë të vazhdueshme për të rikonfirmuar veten si anëtar të respektuar në familjen e kombeve perëndimore. Sfidat e kombit shqiptarë sot janë po aq problematike dhe të rrezikshme si edhe një shekull më parë, kërkohet angazhimi i të gjitha kapacitetve kombëtare në udhëheqjen e kombit në të gjitha tokat shqiptare që përvjetoret e radhës të mos jenë vetëm kujtime historike por edhe shpresë dhe ardhmëri më e ndritur për kombin shqiptarë.

Dita e Pavarësisë është dita e përjetësisë së një kombi, dita më e rëndësishme dhe më jetike për pjesëtarët e tij. Andaj, më lejoni që në emër të Rilindjes Demokratike Kombëtare dhe në emrin tim personal, të gjithë shqiptarëve t’ua uroj Ditën e Flamurit – Ditën e Pavarësisë.

GËZUAR FESTËN E FLAMURIT KOMBËTAR, LE TË JETË E PËRJETSHME SHQIPËRIA E PAVARUR!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat