Mjegull në disa pjesë të rrugëve, kujdes!

Maqedonia

Mjegull në disa pjesë të rrugëve, kujdes!

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 10:27
Ilustrim

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në mëngjes po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Paraqitje të mjegullës me dukshmëri prej 50 deri në 200 metra ka në Strazhë, Mavrovë, Krushevë, Dellçevë dhe Veles-Shkup, informon Qendra dispeçerike e NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Nëpër grykat malore është e mundur paraqitja e rrëshqitjes së dheut, veçanërisht në akset rrugore: Koçan-Makedonska Kamenica-Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, Demir Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnjë-Bukovë.

Nga “Rrugët e Maqedonisë” apelojnë vozitje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë ndaj kushteve në rrugë. Theksojnë se ekipet kujdestare janë gjatë tërë kohës në terren dhe i mirëmbajnë akset rrugore të kalueshme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat