Zjarrfikësit e Ohrit në mënyrë heroike e shpëtojnë vajzën e cila ra në humnerë

Maqedonia

Zjarrfikësit e Ohrit në mënyrë heroike e shpëtojnë vajzën e cila ra në humnerë

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 18:13
Pamje nga aksioni i zjarrfikësve të Ohrit

Dje ka ndodhur një tragjedi për Ohrin dhe për familjen e 26 vjeçares e cila aksidentalisht ishte rrëzuar në një humnerë në malin Galiçica.

Aksioni i shpëtimit të vajzës 26 vjeçare ka zgjatur 3 orë në kushte të këqija natyrore ku temperaturat ishin nën 0 gradë celsius, kishte mjegull dhe drunjtë kanë qenë të shpeshtë. Vajza në fjalë kishte ra në 70 metra thellësi në humnerë.

Aksionin e shpëtimit të vajzës nga Ohri e kanë udhëhequr zjarrfikësit e Ohrit ndërsa nga policia apelojnë që të krijohet një shërbim i shpëtuesve të maleve pasi një ekip i tillë i duhet Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat