Der Standard kritikon ministrin e saj të jashtëm, Kurz, që mori pjesë në fushatën e OBRM-PDUKM

Maqedonia

Der Standard kritikon ministrin e saj të jashtëm, Kurz, që mori pjesë në fushatën e OBRM-PDUKM

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 28 nëntor 2016 Në ora: 19:29
Sebastian Kurz

Një artikull i para pak çasteve në të përditshmen Der Standard, shkruar nga Adelhei Wolfl, kritikohet vendimi i MJ të Austrisë, Sebastian Kurz, që mori pjesë në fushatën zgjedhore të partisë së Nikola Gruevskit.

Ai vlen si njëri ndër ministrat e jashtëm më Exzellenz dhe më të shquar të Evropës. Udhëtoi në Maqedoni, si shenjë falenderimi për mbylljen e korridorit ballkanik për refugjatët, megjithatë mori pjesë edhe në fushatën zgjedhore të organizuar nga partia qeveritare maqedonase OBRM-PDUKM. Maqedonia ndodhet në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 11 dhjetorit, shkruan në fillim media e e dytë më e lexuar në Austri, Der Standard.

Në vitet e fundit nën udhëheqjen e OBRM dhe kryeministrit Nikola Gruevski, shteti ka shkuar gjithmonë e më afër drejtimit autoritar. Me publikimin e përgjimeve që kishte kryer “sistemi Gruevski,” tregon sesa kishte sulmuar ai shtetin e së drejtës, median e lirë, sesi kishte politizuar dhunën, falsifikuar votimet dhe sesi forcat e sigurisë i kishte instrumentalizuar kundër “Kundërshtarëve”.

“Kontratat” e Gruevskit

Pasi artikulli tregon telefonatat plot afera korruptive mes Nikola Gruevskit dhe ministrit të transportit Mile Janakievski, ku si pasojë e protestave mbarëvendore u detyruan të japin dorëheqje, shkrimi vijon me fjalimin e ministrit të jashtëm austriak Sebastian Kurz në Shkup:

"Shumë i nderuar udhëheqës i partisë (kupto: Nikola Gruevski - përkthyesi Fitim Dika), të dashur miq. Pa ndihmën tuaj nuk do mbylleshte korridori ballkanik për fluksin e madh të refugjatëve. Ju na mbështetet në fazën më të rëndë.”

Kjo deklaratë jo vetëm që është kritikuar nga partitë politike në vend, por edhe nga ekspertët e Evropës juglindore si, Florian Bieber nga universiteti i Graz-it.

“Ai mbështeti një përgjues autoritar! Turp për Ministrin e jashtëm,” tha austriaku Bieber.

Sa për rikujtim: Kurz punoi me muaj për ndryshimin e ligjeve në Maqedoni, qershor 2015, kur u hap për herë të parë kufiri për refugjatët. Maqedonia më pas u ndje e prekur pasi Pakti i refugjatëve mes BE/Turqi, nuk parashikoi ndihma thelbësore për vendin e vogël ballkanik, që kishte luajtur rolin e Kështjellës së Evropës.

Në anën tjetër ministri i jashtëm Kurz është mbrojtur se në fushatë ka marrë pjesë si përfaqësues i partive konzervative evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat