Politikanët nga Evropa kritikojnë pjesëmarrjen e Kurz-it në tubimin e OBRM-PDUKM

Maqedonia

Politikanët nga Evropa kritikojnë pjesëmarrjen e Kurz-it në tubimin e OBRM-PDUKM

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 11:48
Nikola Poposki dhe Sebastian Kurz

Ish shefi i social demokratëve në parlamentin evropian, Hannes Swoboda ka shprehyr zhgënjim përshkak shfaqjes së diplomatit austriak, Sebastian Kurz, në tubimin parazgjedhor të partisë qeveritare, OBRM-PDUKM në Shkup.

“Është koha që Maqedonia të hyjë në një rrugë të re të bazuar në vlerat evropiane. Prandaj është për të ardhur keq që ministri Kurz ka mbështetur ata që janë përgjegjës për situatën e vështirë në të cilën është vendi”, tha në deklaratë Svoboda.

“Respektimi i sundimit të ligjit bëhet i parëndësishëm kur bëhet fjalë për të mbajtur refugjatët?” ka pyetur në ‘Twitter’, zëvendëskryetari i “Iniciativës Evropiane për Stabilitet” Kristof Bender.

Drejtori i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore në Universitetin e Gracit, Florian Bieber për gazetën austriake “Der Standard”, tha se Austria “mbështet regjimin totalitar të portës”.

Ministri austriak për Punë të brendshme therksoi se Kurz në zgjedhjet e parakoshme ka marrë pjesë në tubim, jo si shef i diplomacisë, por si përfaqësues i Partisë Popullore Evropiane, ku anëtare e së cilës është edhe PPE-së.

Dje Komisioni Evropian refuzoi të komentojë mbi pjesëmarrjen e ministrit të jashtëm austriak, Sebastian Kurz në tubimin e partisë së OBRM-PDUKM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat