Sheqerinska godet Ademin: Ju, BDI i trajtoni shqiptarët si numra

Maqedonia

Sheqerinska godet Ademin: Ju, BDI i trajtoni shqiptarët si numra

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 12:44
Radmilla Sheqerinska

Në emisionin e mbrëmshëm të ‘Top Tema’ në televizionin Telma, ku i diskutua për programin e LSDM-së dhe Koalicionit ‘Plan për jetë në Maqedoni’, ku nënkryetarja Radmilla Sheqerinska u përball me Donçevin e ‘OBRM për Maqedoni’, Dragana Kiprijanovska nga Koalicioni për ndryshime dhe drejtës, Xhevat Ademi nga BDI dhe Ivon Veliçkovski nga Partia liberale, kurse OBRM-PDUKM nuk kishte asnjë përfaqësues të saj në emision.

VMRO-DPMNE dhe BDI nuk i trajton njerëzit si votuesit e saj, por si viktimë, ku i’u bën shtypje gjatë zgjedhjeve, kurse pastaj i kërcënon për votë, kurse ajo kohë ka kaluar. Dhe votuesit shqiptarë që vijnë te ne, kërkojnë të jenë të njëjtë si të gjithë, në drejtësi, në shëndetësi të mos i reketojnë’, tha Sheqerinska ndër të tjera duke potencuar se duhet të kenë drejtën e tyre.

Kurse Xhevat Ademi nga BDI, ka replikuar ndaj Sheqerinskës duke theksuar se qasje të tilla veç më kanë kaluar.

‘Fushata është e hapur para nesh, më 11 dhjetor qytetarët do shohim sesi do të mund ndahen. Megjithatë në vetëdijen e shqiptarëve në Maqedoni, qasje të tilla, platforma të tilla më kanë kaluar, nuk është hera e parë’.

Ademi poashtu theksoi se këto nuk janë tema për të lozur me shqiptarët dhe se shqiptarët të mos llogariten nga LSDM vetëm si numra.

Nga ana tjetër Sheqerinska, ka replikuar duke thënë se pikërisht BDI partia e cila i llogarit shqiptarët si numra votuesish. Pjesën e debatit mund ta shikoni nga minuta e 18 dhe në vijim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat