Zaev: Paga mesatare do të jetë 500 euro

Maqedonia

Zaev: Paga mesatare do të jetë 500 euro

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 15:49
Zaev

Në  familje me dy të punësuar këto janë 60.000 denarë! Nuk do të mbijetoni si tani-me këto të ardhura do të kënaqeni në jetën.

Do të mundeni që të ushqeheni në mënyrë të shëndetshme, jo çdo ditë të numëroni 30 denarë për të blerë bukë.

Do ti paguani llogaritë rregullisht, për të mos mbetur të papaguara dh për të mos pasur punë me përmbaruesit.

Do të mundeni të blini bluzën e preferuar fëmijës suaj me rastin e ditëlindjes së tij, do të mundeni të bëni një surprizë tinejxherit tuaj për të udhëtuar me rastin e Vitit të Ri në qytetin që e mahnit-jo të thyhet zemra juaj kur i thoni-nuk kam, ose do të shohim, duke u turpëruar sikur ju jeni fajtor që shteti nuk ju ka mundësuar kushte për një jetë të denjë.

Do ta çoni nënën ose gjyshen tuaj për vikend në një mal, në vend që ta paraqisni atë në listat partiake për atë skajim të shkretë duke mos i mjaftuar parat për të blerë ilaçet dhe jo pajisje për të bërë skijim, për një grua 70-80 vjeçare.

Do ta zbukuroni shtëpinë me diçka që ju gëzon të gjithë në vend që ta shikoni banesën e pa ngjyrosur, por çka të bëni kur nuk ju mjaftojnë të holla.

Do të mjaftojnë-me 30.000 denarë për çdokënd, me të ardhura prej 60.000 denarësh në një familje me dy të punësuar, ju do ta doni jetën në Maqedoni dhe fëmijët tuaj nuk do të kenë ëndrrën për të mësuar, për të jetuar ose për të punuar jashtë vendit, në anijet turistike, por do ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në atdheun e tyre, me familjen e tyre.

Do të hapen vendet e reja pune në Maqedoni, nëse i hapim dyert e shkyçura të kompanive vendore dhe nëse i mbështesim ata, duke i ndihmuar kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme. Për ato parashikuam 140 milionë euro, 100% ndihma më e madhe nga shteti në krahasim me tani. Për të përmirësuar qarkullimin e parave, një dyqan i vogël të kthehet në një dyqan të madh, për ju, të cilët tani po punoni vetëm, që të mundeni të punësoni ndihmuesit, punëtorë, duke u dhënë pagë prej 30.000 denarësh, për të kënaqur punëtorët, për të ndihmuar veten por edhe të papunësuarit, duke e ndihmuar kështu dhe shtetin.

Nëse jeni pa punë, të nisni biznes personal, duke marrë hapësirë afariste pa pagesë përmes qendrave start up, me kredi të volitshme për mikro bizneset me 1% kamatë, për të mundësuar për veten një pagë prej 30.000 denarësh.

Qytetarët kanë para kur kompanitë kanë para dhe rritet ekonomia e shtetit, mbushet Buxheti, duke mundësuar paga më të larta për të gjithë, për mjekët, mësimdhënësit, administratën, dhe pensione më të larta-për jetë në Maqedoni për të gjithë.

Këtu e shkruam atë-do ta kthejmë jetë në Maqedoni!

Unë jam njeriu i biznesit, e di atë punë. Nuk u punësova në një kompani me anë të dikujt, punova shumë për të marrë përvojë pune.

Shpesh jam këtu në Kavadarë dhe rrethinën, Kavadari është rajoni i bujqësisë, të paktën ju e dini se unë nisa nga bujqësia. Duart e mia i mbajnë shenjat e asaj pune, nuk ka tjetër politikan i cili e ka mbajtur lopatën në duart e vet, që është marrë me bujqësi. E di punën e vështirë të bujqve dhe kërkoj mbështetjen e bujqve.

Për të përparuar shteti, na duhen politika të qëndrueshme shtetërore dhe politika të mira të ekonomisë. Spiralja e rritjes së pagave të sektorit privat dhe të shtetit vetëm kështu është e mundur.

Maqedonisë i duhet Qeveria e përgjegjshme e cila do ti rregullojë punët duke nisur nga nevojat e qytetarëve.

Unë po mendoj për dhjetorin e 12-të, për mëngjesin kur do ta shijojmë lirinë dhe do të fillojë për të realizuar Plani ynë për jetë në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat