Trajanov: Do ta ulim numrin e deputetëve dhe ministrive në Maqedoni

Maqedonia

Trajanov: Do ta ulim numrin e deputetëve dhe ministrive në Maqedoni

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 15:56
Trajanovski

Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi e ka vazhuar sot fushatën zgjedhore në Përzhino, Cërnicë dhe lagjen Kisella Vodë, ku i ka prezantuar pikat e programit politik për zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Me këtë rast, Trajanovi tha se ndryshim i pushtetit është i patjetërsueshëm si një parakusht për stabilizimin e vendit, sundimin e ligjit dhe zhvillimit ekonomik.

Ai tha se koalicioni ku bën pjesë, ka plan të mirë për gasifikimin e vendit dhe mbrojtjen e gjelbërimit. Gjithashtu, Trajanovski premton ulje të deputetëve nga 123 në 90, si edhe heqjen e 50% të ministrive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat