Thaçi: Vetëm PDSH-ja do t’ua fal borxhet e shqiptarëve që i kanë shtetit

Maqedonia

Thaçi: Vetëm PDSH-ja do t’ua fal borxhet e shqiptarëve që i kanë shtetit

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 22:34
Menduh Thaçi

Partia Demokratike Shqiptare sot platformën e saj për zgjedhjet e 11 dhjetorit e ka prezentuar në Bogovinë, ku kryetari i saj Menduh Thaçi, sërish ka përsëritur premtimet për amnisti fiskale për t’i liruar shqiptarët nga borxhet ndaj shtetit.

“Me urgjencë do të sjellim ligj për faljen e të gjitha borxheve që kanë shqiptarët ndaj shtetit. Dhe këto borxhe janë një sasi shumë e vogël në raport me borxhin që ka shteti ndaj shqiptarëve. E vërteta e madhe është se shteti duhet të na e kthejë borxhin, e ai borxh e ka vlerën mbi 1 miliadrë e 600-700 milionë euro në vit. E dyta, kërkesa jonë që buxheti i shtetit t’u jepet shqiptarëve nënkupton sjelljen e ekonomisë shqiptare në nivelin zero”, deklaroi mes tjerash Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat