A është cilësore fara e përdorur për mbjellje të të korrurave në Maqedoni?

Maqedonia

A është cilësore fara e përdorur për mbjellje të të korrurave në Maqedoni?

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 10:53
Ilustrim

Bujqit janë duke e përfunduar mbjelljen vjeshtore të të korrurave, por jo të gjithë bujqit përdorin farë të certifikuar, për pjellshmëri më të madhe. Prodhim vendor të farës vendore ka, por nuk përdoret mjaftueshëm.

Kushtet e mira natyrore kanë lejuar traktorët që ta lëvrojnë tokën. Deri tani, rreth 80% e sipërfaqes së planifikuar, tashmë është lëvruar, ndërkaq në disa komuna procesi ka përfunduar tërësisht.

Megjithatë, çështja mbetet cilësia e farës së përdorur. Prodhimi vendor i farës cilësore të kulturave të dridhit është i ulët, pra nga 5 deri më 6 mijë ton, por duhet të prodhohet për 100 mijë hektarë tokë, pra nevojiten rreth 20 mijë ton farë cilësore.

Agronomët porositin që bujqit të mbjellin më tepër farë, për shkak të mundësisë që të mos mbijë, sepse mund të dëmtohet nga përkeqësimi i motit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat