Qasja në drejtësi në Maqedoni

Maqedonia

Qasja në drejtësi në Maqedoni

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 11:49
Ilustrim

Në kuadër të projektit Qasje në të drejtat në Maqedoni, në dy muajt e kaluar u zbatuan tre sesione për edukim juridik të qytetarëve të vendit në aspekt të marrëdhënieve të punës.

Aktivitetet u organizuan në Shtip, Strumicë dhe Manastir. Qëllimi i sesioneve është edukimi i qytetarëve për identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve juridike me të cilat përballen në jetën e përditshme.

Planifikohen edhe dy sesione në Shkup dhe Kumanovë. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian, ndërkaq zbatohet nga ana e Fondacionit Shoqëria e Hapur – Maqedonia, në partneritet me Komitetin e Helsinkit në Maqedoni, Qendrës kombëtare rome në Kumanovë, EHO organizata edukative-humanitare e Shtipit, Qendra kulturore rinore në Manastir dhe Izbor nga Strumica.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat