Vali trondit gjykatën: Unë jam shqiptar, mi hiqni prangat e sillni policin më të mirë maqedonas, t’ja tregoj qejfin!

Maqedonia

Vali trondit gjykatën: Unë jam shqiptar, mi hiqni prangat e sillni policin më të mirë maqedonas, t’ja tregoj qejfin!

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 16:29
Val Zekaj

Policia maqedonase të martën ka përdorë dhunë edhe ndaj Val Zekajt nga Grupi i Kumanovës, njofton për Gazetën Lajm, avokati i tij Mefail Asllani. Asllani thotë se dhuna është ushtruar edhe gjatë sjelljes në gjykatë edhe gjatë kthimit në burgun e Shutkës. Shkaku për ushtrimin e dhunës sa është banal, aq edhe qesharak, vetëm për shkak se Val Zekaj është më i gjatë se “speciallcat” maqedonas që e sigurojnë. I revoltuar nga kjo dhunë qyqare, Val Zekaj ka bë një propozim në gjykatë, që e ka lënë pa fjalë edhe vetë gjykatësen e cila zhvillon procesin, kur ka kërkuar që të ndërpritet kjo dhunë qyqare dhe të ja sjellin policin më të mirë maqedonas që të përballen fer pa pranga.

“Vetë klienti im, Val Zekaj, kërkoi nga trupi gjykues, korrektësi dhe profesionalizëm, konkretisht nga policia e cila kujdeset për këta persona gjatë transferimit. Val Zekaj u tha unë jam i madh dhe jam shqiptar. Nuk kam çka ju bëj policëve maqedonas që janë me trup të vogël dhe në fotografi duket  Në qoftë se dalim jashtë protokollit dhe profesionalizmit dhe nëse policët kanë aq mllef ndaj meje dhe grupit, unë jam i gatshëm le të mi hjekin prangat, dhe të përballem me policin më të mirë maqedonas polic dhe ta shfryjmë mllefin, të ndërpritet dhuna dhe të vazhdojmë këtë proces gjyqësor ashtu siç i ka hije një procesi. Të vazhdojë dhe të kryhet”, thotë avokati Asllani, duke rrëfyer për paraqitjen e Val Zekajt në gjykatë.

“Valin mund ta vrasësh, por ta frikësosh nuk mundesh assesi”, shton Asllani.

Ai ankohet se edhe pse kanë alarmuar institucionet përkatëse, ato nuk po ndërmarrin asgjë për të ndërpre dhunën ndaj pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës. Kjo dhunë u ndërpre në disa seanca, por tani sërish ushtrohet .

“Alarmojmë të gjitha institucionet, nuk do t’i cekë me emër le ta gjejnë veten, të ndërmarrin masa, sepse dhuna ndaj këtij grupi vazhdon ende. Dhunë fizike dhe psikike.

Sa kemi informata, në rastin e Val Zekajt, dhunë është përdorë edhe para se ti sjellin në gjykatë  Është përdorë dhunë edhe fizike edhe psikike. Sharje dhe ofendime me bazë etnike.  Ne kemi lëshuar edhe padi ndaj policisë, për tejkalim të autoriteteve. Janë bë 10-11 muaj që kemi lëshuar padi dhe prej prokurorisë nuk kemi kurrfarë përgjigje.  Para disa seancave u ndërpre dhuna, kurse tani sërish është kthyer”, sqaron avokati Asllani.

Ai thekson se dhuna që përdorin pjesëtarët e njësisë speciale është tinëzare.

“Ne si palë mbrojtëse nuk kemi lënë moment pa kërkuar nga trupi gjykues të ndërmerr masa ndaj këtyre personave.

Gjykata na paraqitet vetëm se a ka nevojë për trajtim mjekësor. Mirëpo ata maltretohen nga policë pjesëtarë të njësitit special dhe është dhunë tinëzare, prandaj rrallëherë kemi gjurmë nga ajo dhunë”, thekson avokati Asllani.

Ndryshe, burime nga mbrojtja e Grupit të Kumanovës të martën kanë njoftuar se gardianët e burgut kanë maltretuar edhe një pjesëtarë tjetër të grupit, respektivisht Hajrush Avdijajn – Spirron, kurse maltretimin e ka filluar një polic shqiptarë, e pastaj i janë bashkangjitur edhe maqedonasit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat