Ahmeti: Largimin e Ostrenit e përjetova keq

Maqedonia

Ahmeti: Largimin e Ostrenit e përjetova keq

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 19:13
Ali Ahmeti

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në një intervistë për gazetën Koha thotë se largimin e Gëzim Ostrenit nga partia e tij e ka përjetuar shumë rëndë.

“Ajo për mua ka qenë shumë e dhimbshme dhe nuk them se nuk e kam përjetuar keq. Unë kam bashkëpunuar me z. Ostreni mbi 18 vjet, e kam pas një njeri shumë të afërt, të respektuar dhe sigurisht se personalisht unë e kam përjetuar me dhimbje. Kemi kaluar bashkë ato momente kritike të them. Unë dëgjova se mund të lind një iniciativë e tillë dhe nuk kam dashur as ai e as unë të kemi një përfundim jo bashkë, mirëpo kjo ndodhi, gjërat ndodhin. Unë nuk kam krijuar as mendimin më ndryshe nga ai që e kam pas për z. Ostreni. Nuk mendojë që u bë një hap i mirë, nuk u bë hap i mirë, por ai e ka vlerësuar ashtu, dhe unë duhet të pajtohem me atë hidhërim, me atë përjetim që unë e kam pas dhe e kam përjetuar me dhimbje”, deklaroi Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat