Ibrahimi: BDI e mbajti vetëm fjalën që ia dha Gruevskit

Maqedonia

Ibrahimi: BDI e mbajti vetëm fjalën që ia dha Gruevskit

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 23:31
Grubi, Ibrahimi

Bartësi i listës në njësinë e parë zgjedhore nga koalicioni “Rilindje me Besë”, Zeqirija Ibrahimi, në debatin parazgjedhor në TV 21, theksoi se Lëvizja Besa është paraqitur si nevojë e domosdoshme e shqiptarëve të Maqedonisë, pasi Ali Ahmeti disa herë më parë i preu shqiptarët në besë, ndërsa vazhdon të mbajë vetëm premtimet e dhëna ndaj, siç tha ai, shefit të tij Nikolla Gruevskit.


“Është e rëndësishme që shqiptarët të mendojnë në mënyrë të kthjellët se çfarë është realizuar si premtim nga partia shqiptare në pushtet BDI e cila kishte një sllogan parazgjedhor “Ne e mbajmë fjalën”. Fakti që kjo parti nuk e mbajti fjalën ndaj popullatës shqiptare por vetëm ndaj shefit të tyre të VMRO-së, bëri që të paraqitet Lëvizja Besa me ofertë se ne e mbajmë Besën shqiptare”, tha Ibrahimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat