Kasami: BDI është e mbushur përplot me gënjeshtra dhe mashtrime

Maqedonia

Kasami: BDI është e mbushur përplot me gënjeshtra dhe mashtrime

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 23:56
Bilall Kasami

“Rilindje me Besë” sonte ishte prezent në Çellopek të Bërvenicës dhe në Bogovinë, ku para banorëve të kësaj ane shpalosën platformën dhe programin zgjedhor.

Para të pranishmëve kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, njëherit bartës i listës për njësinë e gjashtë zgjedhore tha se fushatën zgjedhore që e ka shpalosur BDI është përplot gënjeshtra e mashtrime, pasi premtimet e njejta nuk i kanë realizuar gjatë 14 viteve sa kanë qenë në pushtet.

“Gjatë kësaj fushate parazgjedhore mua më kanë tronditur njerëzit dhe përfaqësuesit e BDI-së të cilët ndërtuan parti duke përvetësuar emblemën më të shenjtë të shqiptarëve, atë të UÇK-së, erdhën në pushtet duke u thirrur në gjakun e rinisë shqiptare, që në fund të përfitojnë ata vetë dhe të na bindin neve shqiptarëve se luani bullgar na qenka emblemë e shqiptarisë”, tha mes tjerash Kasami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat