PLD: Argirovski duhej të formojë parti politike, e jo të merrej me pensionistët

Maqedonia

PLD: Argirovski duhej të formojë parti politike, e jo të merrej me pensionistët

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 12:22
Ilustrim

Partia Liberal-Demokratike ka reaguar ndaj Dragi Argirovski, duke konsideruar se ky person është duke i manipuluar pensionistët, pasi që asnjëherë nuk e ka komentuar shfuqizimin e Ligjit për harmonizimin e lartësisë së pensioneve.

Partia konsideron se me nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit të Argirovskit, si kryetar i Lidhjes së shoqatave të pensionistëve, e ka shkelur statusin e kësaj lidhje dhe se nënshkrimi i të njëjtit paraqet akt të një bashkëpunimi politik.

PLD-ja konsideron se Argirovski është dashur të formojë parti politike, nëse do të donte që të merrej me politikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat