Afati i dorëzimit të kërkesave për industri krijuese në Maqedoni përfundon nesër

Maqedonia

Afati i dorëzimit të kërkesave për industri krijuese në Maqedoni përfundon nesër

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 12:30
Ilustrim

Nesër përfundon konkursi i Ministrisë së kulturës për projekte të interesit kombëtar për kulturë, në aspekt të industrisë krijuese për vitin 2017.

Me këtë rast, ministria do të mbështetë projekte që janë në funksion të promovimit, afirmimit dhe zhvillimit të industrive krijuese në sektorët e dizajnit grafik, dizajnit industrial, dizajn për prodhim dhe dizajn mode.

Të drejtë aplikimi kanë shoqatat dhe personat tjerë juridik të cilët merren posaçërisht me prodhime dizajni dhe janë të regjistruar në Regjistrin Qendror, por edhe persona fizik.

Në konkurs nuk mund të marrin pjesë institucionet kombëtare apo lokale publike të sferës së kulturës, komunat dhe institucionet arsimore. Për më tepër të dhëna, shihni faqen e internetit të kësaj ministrie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat