Pranohen ankesat ndaj Oliver Spasovskit, LSDM-së dhe komunës së Kumanovës

Maqedonia

Pranohen ankesat ndaj Oliver Spasovskit, LSDM-së dhe komunës së Kumanovës

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 13:57
Foto nga seanca e Komisonit shteteror per pengimin e korrupsionit

Antikorrupsioni ka vlerësuar se ankesat e ngritura nga MPB-ja ndaj ministrit të punëve të brendshme, Oliver Spasovski, për shkelje të dispozitave të Nenit 8A të Ligjit për zgjedhje, kanë bazë.

Ky komision ka vlerësuar se edhe ankesa tjetër e ngritur nga Koalicioni ”Për një Maqedoni më të mirë” kundër LSDM-së dhe koalicionit, komunës së Kumanovës, kryetarit të kësa komune, ndërmarrjes komunale të Kumanovës për shkelje të dispozitave të Nenit 8B të të njëjtit ligj, ka bazë.

Ky vlerësim vjen pas shqyrtimit në seancën e sotme të Komisionit shtetëror për pengimin e korrupsionit (KSHPK) të ankesave të lartëpërmendura, të dorëzuara në këtë komision më 28 nëntor.

Me këtë rast, KSHPK-ja ka vendosur që t’i propozojë Prokurorisë themelore të Shkupit që të ndërmerr aktivitete për shqyrtimin e dyshimeve në këto ankesa dhe të dorëzojë informacionin e plotë në komision.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat