Althauzer-Lata: Do të vazhdojë bashkëpunimi Gjermani-Maqedoni

Maqedonia

Althauzer-Lata: Do të vazhdojë bashkëpunimi Gjermani-Maqedoni

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 17:57
Ruzhdi Lata dhe Ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoni, Kristina Alt’hauzer

Ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoni, Kristina Alt’hauzer sot ka vizituar Komunën e Dibrës, ku është takuar edhe me kryetarin e Dibrës, Ruzhdi Lata.

“Me kryetarin Lata, kemi biseduar për shumë çështje. Ai më ka njoftuar me gjendjen ekonomike të komunës, më tregoi për qytetarët e Dibrës, të cilët me vite po punojnë në Gjermani, si dhe për mundësinë e mbështetjes së mëtejme të projekteve të cilat janë të rëndësishëm për qytetarët”, theksoi ambasadorja Althauzer.

Kryetari i komunës, Ruzhdi Lata, theksoi se për momentin marrëdhëniet ndërjmet Gjermanisë dhe Maqedonisë janë më të mira edhe për shkak të emigrantëve nga Dibra që jetojnë në Gjermani

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat