Në Shuto Orizarë do të ndërtohet pishinë në ambient të hapur

Maqedonia

Në Shuto Orizarë do të ndërtohet pishinë në ambient të hapur

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 17:58
Ilustrim

Agjencioni për Rini dhe Sport sot shpalli thirrje për zgjedhje të kontraktorëve për ndërtim të një pishine në ambient të hapur, në Komunën e Shuto Orizarës.

Sipas të dhënave të Agjencionit për Rini dhe Sport, pishina do të jetë me dimenzione olimpike (50 me 25 metra) dhe me thellësi maksimale prej 3,5 metra, ku do të mund të organizohen edhe gara ndërkombëtare, sipas rregullave dhe kritereve të Federatës Ndërkombëtare të Notit “FINA”.

“Pishina e hapur ndërtohet para se gjithash, për përmbushjen e nevojave të qytetarëve të Shuto Orizares, për nevojat e mësimeve praktike nga shkollat dhe për trajnimin e notuesve profesionist”, thuhet në njoftimin e Agjencisë për Rini dhe Sport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat