Sheqerinska për Die Presse: Për Maqedoninë shumë skenare janë të mundshme!

Maqedonia

Sheqerinska për Die Presse: Për Maqedoninë shumë skenare janë të mundshme!

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 1 dhjetor 2016 Në ora: 19:05
Radmila Sheqerinska

Mediat austriake kanë shkruar ashpër kundër ministrit të tyre të jashtëm, Sebastian Kurz, i cili, ka dalur në fushatë për partinë qeveritare maqedonase OBRM-PDUKM. Së fundi, media e djathtë e këtij vendi, Die Presse, ka kryer një intervistë me nënkryetaren e LSDM, Radmila Sheqerinska, që gjithashtu ka theksuar se Kurz ka "varrosur pozicionet e BE".

“Nikola Gruevski ka krijuar një shtet klientelist dhe kriminal, ku ai ndodhet në krye të piramidës. Me blerjen e mediave dhe kontrollit e tërësishëm të tyre, fillimisht bindte popullin se ne kishim pranuar ndryshimin e emrit përpara grekëve, ndërsa së fundi propagandon se nëse ne fitojmë, shqiptarëve do ua dhurojmë pushtetin,” thotë ajo në intervistë, përcjell botasot.info.

Në pyetjen sesa janë gjasat që opozita ti fitojë zgjedhjet, ajo ka thënë se OBRM-PDKUM eviton konkurrencën e lirë.

“Ata (OBRM-PDUKM - SHP: Fitim Dika) ose do largohen vullnetarisht nga qeveria ose do përfundojnë në burg,” tha më tej ajo, në lidhje me qeveritarët.

Ndërsa në fund, nëse eventualisht fiton zgjedhjet partia e Gruevskit, ajo përfundoi:

“Në Maqedoni janë të mundshme shumë skenare. Kriza në Maqedoni do zgjasë derisa nuk zgjedhim problemet deri në rrënjë - garancia e munguar janë zgjedhjet e lira dhe demokratike, krijimin e shtetit të së drejtës dhe ndarjen e pushteteve./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat