Kultivuesit e duhanit në Prilep të kënaqur nga çmimet

Maqedonia

Kultivuesit e duhanit në Prilep të kënaqur nga çmimet

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 21:20
Ilustrim

Kultivuesit e duhanit, të cilët sot kanë shitur duhanin në Prilep, janë shprehur të kënaqur nga çmimet e shitjes për këtë vit dhe nga subvencionimet e qeverisë, nga e cila marrin 60 denarë.

Çmimi mesatar për blerjen e duhanit këtë vit arrin deri 188 denarë, por me takimin e sotëm me liderin e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, kultivuesit e duhanit thanë se çmimi ka arritur deri në 196 denarë, ndrësa presin që të rritet deri 200 denarë.

Nikolla Gruevski në takim me kultivuesit e duhanit në Prilep, u premtoi se ata në mandatin e ardhshëm do të subvencionohen nga ana e qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat