Ahmeti: Ajo që fitohet me gjak, vlera kurrë nuk i humb, asnjëherë

Maqedonia

Ahmeti: Ajo që fitohet me gjak, vlera kurrë nuk i humb, asnjëherë

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 23:21
Ali Ahmeti

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) i përmbylli me një tubim aktivitetet ditore të fushatës në Dibër, në qytetin e vlerave kombëtare. Kryetari Ali Ahmeti para një numri të madh banorësh të zonës tha se BDI duhet përkrahur pasi është forcë që ka lindur nga të gjithë ata atdhetarë që deshën lirinë e vërtetë.

“Ajo që fitohet me gjak, vlera kurrë nuk i humb, asnjëherë. Ata që mendojnë për të shuajtur këtë lëvizje siç është BDI, i bëjnë pazaret pa ‘hanxhi’, pasi rrënjët tona janë në thellësi të tokës dhe pikërisht aty ruhet i freskët edhe gjaku i heronjëve, prandaj le të kthehen mbrapsht, pasi BDI ka qenë dhe mbetet forca më përfaqësuese e që di të mbrojë kauzën shqiptare në këtë vend. BDI është forca që di të përballet edhe me ata të lyer me uthullë e vaj, prandaj duhet të luftojmë të gjithë bashkë, që të ftojmë të gjithë ata që për një moment hezitojnë, le t’i bashkangjiten këtij misioni pasi i bëjnë mirë vetes, tërë proceseve të cilat nuk janë të lehta, më besoni si vëlla i juaji, unë nuk brengosem për një fitore të BDI-së, çështja shtrohet kush do të jetë puna jonë me 12 dhjetor. Para nesh ka një axhendë serioze që do vendime të mëdha”,  deklaroi kryetari i BDI-së dhe bartësi i listës zgjedhore në njësinë zgjedhore numër 6, z.Ali Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat