LSM: 13 prej 17-të degëve sindikale nuk kanë dhënë mbështetje për ndërrimin e Mitreskit

Maqedonia

LSM: 13 prej 17-të degëve sindikale nuk kanë dhënë mbështetje për ndërrimin e Mitreskit

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 13:17
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë sot prezantoi, siç theksojnë, dëshmi të reja me të cilat 13 degë të sindikatës prej gjithsej 17-të konfirmojnë se asnjëherë nuk e kanë shqyrtuar nismën për revokimin e kryetarit të LSM-së dhe se anëtarët e tyre të Këshillit nuk kanë marrë pjesë në seancën e mbajtur më 13 nëntor të këtij viti.

Sekretari i Këshillit të LSM-së Metodija Dimovski në konferencë për media theksoi se këto letra nga degët sindikale qartë përgënjeshtrohen gënjeshtrat e katër degëve sindikale të cilat së bashku me ministren e Punës dhe Politikës Sociale Frosina Tashevska Remenski kanë tentuar të bëjnë ndërrim të dhunshëm të kryetarit të LSM-së Zhivko Mitrevski.

“Nga këto dëshmi qartë shihet se dikush me vetëdije e ka manipuluar anëtarësinë e LSM-së dhe opinionin e Maqedonisë. Nuk ka pasur, nuk ka e as që do të ketë mbështetje prej 11 degëve sindikale” , tha Dimovski.

Ai kërkoi që udhëheqësi i të a.q Këshilli i LSM-së i mbajtur më 13 nëntor ta tërheq nënshkrimin e tij, ndërsa të njëjtën ta bëjë edhe procesmbajtësi, ndërsa ministrja Tashevska Remenski ta tërheq vendimin për emërimin e kryetarit të ri të LSM-së.

Krahas dokumenteve të falsifikuara kundër të vetëquajturit u.d kryetar është hapur edhe procedurë e re dhe hetim për falsifikim të vulës. Hetimi, siç thonë nga LSM-ja, do të zbuloj kush dhe si, në bazë të çfarë dokumenti e ka përpiluar vulën e falsifikuar të cilën e ka përdorur u.d kryetar.

Sipas Dimovskit, vendimi për kryetar të ri të LSM-së në Regjistrin Qendror është bllokuar, ndërsa të gjitha dokumentet janë dorëzuar në Prokurorinë Publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat