Akuzohen mjekë se kanë dhënë çertifikata të paligjshme mjekësore për shoferët e rinj

Maqedonia

Akuzohen mjekë se kanë dhënë çertifikata të paligjshme mjekësore për shoferët e rinj

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 14:27
Ilustrim

Mjekja J.A. (47) nga Gjevgjelija është paditur nga MPB për një veprim të pakujdesshëm në detyrën zyrtare.

Janë ngritur akuza edhe kundër M.E. (55) dhe B.P.M. (27) të dy nga Koçani, gjithashtu mjekë të mjekësisë së përgjithshme. Ata janë të dyshuar për punë të pamatur brenda detyrës zyrtare. E dyshuara J.A. pesë herë, në vitin 2015, dhe i dyshuari i dytë dhe i tretë një herë, pa mbikëqyrje dhe me pamaturi kandidatëve të ardhshëm për shoferë u kanë mundësuar të kalojnë testin në mënyrë të paligjshme për vlerësim të njohurive nga kursi i Ndihmës së parë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat