20 vite të Korpusit të Paqes në Maqedoni

Maqedonia

20 vite të Korpusit të Paqes në Maqedoni

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 15:11
Ilustrim

Sot u betuan 44 vullnetarët e rinj të Korpusit të Paqes në Maqedoni, ku do të qëndrojnë në dy vitet e ardhshme. Ky është grupi i 21-të të vullnetarëve amerikan të Korpusit të Paqes, në këto 20 vite prani në Maqedoni.

Vullnetarët e parë erdhën në Maqedoni në vitin 1996. Deri tani, në më shumë komuna ka patur mbi 680 vullnetar, të cilët kanë bashkëpunuar me mbi 500 mësimdhënës të vendit, kanë bashkëpunuar me mbi 400 organizata dhe kanë mësuar mbi 100.000 nxënës.

Me këtë rast, ambasadori amerikan, Jess Baily, theksoi se pjesa më e madhe e vullnetarëve janë përzgjedhur në bazë të aftësive të tyre, përvojave dhe arsimit, duke shtuar se Maqedonia është vendi më popullorë i korpusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat