Gruevski: Edhe pak ditë deri te humbja historike e LSDM-së

Maqedonia

Gruevski: Edhe pak ditë deri te humbja historike e LSDM-së

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 22:48
Nikolla Gruevski

OBRM-PDUKM-ja në kuadër të fushatës parazgjedhore, ka realizuar takim me qytetarët e Sveti Nikollës, ka para të pranishmëve është drejtuar edhe kryetari, Nikolla Gruevski, i cili tha se kanë mbetur edhe pak ditë deri tek humbja historike e LSDM-së.

“Ishin dhe akoma jemi të vetëdijshëm se ekonomia është një nga problemet më të mëdha të qytetarëve. Kemi ndihmuar çdokund ku kemi mundur, duke sjellur investitorë prej jashtë që të hapin vende të reja pune. Dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, pasi është ajo që na dallon nga LSDM-ja”, ka thënë mes tjerash Gruevski.

Ai gjithashtu tha se gjatë qeverisjes së tij, është ulur papunësia, dhe kjo pikërisht është njëra nga shumë aryet se pse do t’i fitojë zgjedhjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat