Ibrahimi: O Ali Ahmeti, a je hiq burrë, apo jo?

Maqedonia

Ibrahimi: O Ali Ahmeti, a je hiq burrë, apo jo?

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 00:51
Zeqirija Ibrahimi

Nënkryetari i Lëvizjes Besa, Zeqirija Ibrahimi, ka kritikuar ashpër, siç tha ai, metodat enveriste të BDI-së që përmes presionit dhe shantazheve t’i fitojë zgjedhjet. Ai i bëri apel kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti që nëse është burrë, nëse beson në fuqinë e tij reale, të dalë dhe të përballet në zgjedhje të lira dhe pa presione.

“O Ali Ahmeti, a je hiq burrë, apo jo? A kështu dëshiron të fitosh ti? A je burrë të ballafaqohesh në zgjedhje? Jo kështu!”, ka thënë Ibrahimi. Ai tha gjithashtu se zgjedhjet e 11 dhjetorit janë betejë, a do të jetojnë shqiptarët si skllevër të Ali Ahmetit, apo të lirë siç i ka lindur nëna.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat