“Duhen masa urgjente për mbrojtjen e grave me nevoja të veçanta nga dhuna familjare”

Maqedonia

“Duhen masa urgjente për mbrojtjen e grave me nevoja të veçanta nga dhuna familjare”

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 13:53
Ilustrim

Rrjeti Kombëtar kundër dhunës së gruas, me rastin e shënimit të 3 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare për personat me aftësi të kufizuara kërkon që, ndalimi i dhunës mbi gratë me aftësi të kufizuara patjetër të jetë prioritet i institucioneve shtetërore.

“Dhuna mbi gratë me aftësi të kufizuara, patjetër të kuptohet si problem serioz në shoqëri, dhe jo të minimizohet dhe injorohet. Gruaja me afëtsi të veçanta duhet të bëhet pjesë e çdo sistemi në institucionet shtetërore, dhe jo të përjashtohet dhe të jetë pjesëmarrëse vetëm në disa segmente të jetës”, thuhet në komunikatën e Rrjetit Kombëtar për ndalim të dhunës ndaj grave me aftësi të kufizuara.

Ata gjithashtu këtkojnë nga institucionet shtetërore të sigurojnë shërbime dhe kushte për mbrojtje të të gjitha grave me nevoja të veçanta, të cilat janë viktimë e dhunës në forma të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat