Siarto: Me OBRM-PDUKM-në Maqedonia ka të ardhme evropiane

Maqedonia

Siarto: Me OBRM-PDUKM-në Maqedonia ka të ardhme evropiane

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 20:06
Ministri i Punëve të Jashtme dhe tregtisë në Republikën e Hungarisë, Peter Siarto

Ministri i Punëve të Jashtme dhe tregtisë në Republikën e Hungarisë, Peter Siarto e ka vazhduar praktikën e diplomatëve nga shtetet të jashtme që të mbështesin OBRM-PDUKM-në në fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetori.

Peter Siarto ka thënë se Maqedonia ka të ardhme të ndritçme me OBRM-PDUKM-në duke udhëhequr me qeverinë dhe pushtetin pasi deri tani janë rritur punësimet dhe janë rritur shancet për jetë në këtë shtet.

Siarto është zyrtari i dytë që vjen në tubimet e OBRM-PDUKM-së, pas Alexander Kurz, ministër i punëve të jashtme të Austrisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat