Lëvizja Besa për BDI-në: Mos i shfrytëzoni xhamiat për politikë

Maqedonia

Lëvizja Besa për BDI-në: Mos i shfrytëzoni xhamiat për politikë

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 21:00
Lëvizja Besa

Lëvizja Besa që është pjesë e koalicionit Rilindje me Besë ka reaguar për, siç thonë ata, se BDI i përdor xhamiat për politikë.

”Sa më shumë që afrohet data e zgjedhjeve në Maqedoni aq më flagrante bëhen shkeljet e Bashkimit Demokratik për Integrim, i cili pas detyrimit të nëpunësve shtetëror, arsimtarëve dhe të punësuarve të tjerë që të marrin pjesë në tubimet e tyre, kësaj radhe ka kapërcyer edhe një kufi tjetër të paimagjinueshëm.

BDI, e cila keqperdori edhe emblemën e UÇK – së sa herë që iu dha rasti, kësaj here nuk i kursen as faltoret e shenjta. Lajmi se kjo parti ka hapur një shtab në perdhesen e një xhamie në Kërçove shperfaq keqpërdorimin e skajshëm që BDI është në gjendje ta bëjë në këto zgjedhje.

Rilindja me BESË dënon ashpër këtë sjellje skandaloze të subjektit shqiptare në Qeveru. Një subjekt që nuk kursen as objektet fetare deshmon se nuk zgjedh as rrugë dhe as mjete për ta arritur qëllimin.” shkruajnë nga Lëvizja Besa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat