Menduh Thaçi takohet me këshilltarët e Donald Trump

Maqedonia

Menduh Thaçi takohet me këshilltarët e Donald Trump

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 12:14
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, dje në Tiranë u takua me ekipin fitues të presidentit të sapo-zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Koha.mk njofton se delegacioni amerikan kryesohej nga Michael Biundo, i cili ka shërbyer si Konsulenti kryesor Kombëtar për Donald Trump, Andreë Boucher, ish-drejtor ekzekutiv i Partisë Republikane, Shannon Burns, themelues dhe drejtues i kompanisë Victory Solutions, Kory Wood, i cili ka projektuar dhe drejtuar programin telefonik të fushatës për Donald Trump dhe Derek Dufresne i cili ka shërbyer në Kongres për disa kongresmenë dhe është konsulent për çështjet e sigurisë, emigracionit të paligjshëm dhe politikën e jashtme.

Sipas njoftimit të PDSH-së, në këtë takim u bisedua për aspektet politike, ekonomike dhe të sigurisë të vendit dhe rajonit, për mundësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe për aspekte të interesit të përbashkët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat