Deskoska: Të gjithë gjykatësit do të jenë nën vëzhgim

Maqedonia

Deskoska: Të gjithë gjykatësit do të jenë nën vëzhgim

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 12:55
Kandidatja për deputete, Renata Deskoska

Kandidatja për deputete, Renata Deskoska, nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja, para qytetarëve premtoi se qeveria e ardhshme do t’i rishikojë seriozisht vendimet e gjykatësve, të cilët do të jenë nën hetim, me qëllim që të kthehet drejtësia në vend.

Sipas Deskoskës, qeveria i ka mbyllur të gjitha dyert për drejtësi dhe ka masa mbrojtëse për ata të cilët punojnë në gjyqësi.

“Mandati i PSP-së patjetër të vazhdohet. Në të ardhmen do të kthehet shteti i së drejtës me reforma komplete në gjyqësor, ndrësa të gjithë gjykatësit do të jenë nën vëzhgim”, ka thënë Deskoska.

Ajo gjithashtu shtoi se kriza në vend, do të përfundojë atëherë kur të gjithë ata që janë fajtorë për përgjimet masive dhe për krimet e rënda, të dalin para drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat