LPM: KSHZ-ja nuk vërejti parregullësitë në listën zgjedhore, zgjedhjet janë të pavlefshme

Maqedonia

LPM: KSHZ-ja nuk vërejti parregullësitë në listën zgjedhore, zgjedhjet janë të pavlefshme

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 21:15
Ilustrim

Në konferencën e sotme për media të Lëvizjes Popullore të Maqedonisë (LPM), kryetari i kësaj partie, Janko Beçev, tha se KSHZ-ja po sillet në mënyrë të skandaloze. Ai ka prezentuar disa prova, ku sipas tij janë të mjaftushme që zgjedhjet e 11 dhjetorit të shpallen të pavlefshme.

“Ndajmë me publikun vendimet skandaloze dhe shokuese të KSHZ-së, për vërtetimin e listës zgjedhore të kandidatëve të paligjshëm, gjë e cila i bën zgjedhjet të pavlefshme. Kemi së paku 4 raste. Së pari në listat e koalicionit “OBRM për Maqedoninë” në njësinë zgjedhore numër 7, ku gjithë kandidatët janë meshkuj. Së dyti, në listat e partisë E majta, në njësinë zgjedhore 1 dhe 2 kandidatët me numër rendor 11, 12, dhe 13 janë meshkuj, gj që sipas Kodit Zgjedhorë ndalohet që tre kandidat me rradhë të jenë meshkuj. E treta, në vendimet e KSHZ-së, janë vërtetuar lista për zgjedhjet me numër rendor 2, ku si bartëse janë dy parti dhe dy koalicione dhe e katërta është se, partitë shqiptare listat kanë dorëzuar vetëm në gjuhën shqipe, gjë që ndalohet sipas kushtetutës së Maqedonisë”, ka thënë mes tjerash Janko Beçev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat