Mediat italiane shkruajnë për shpellën ”Dardha” në Kërçovë

Maqedonia

Mediat italiane shkruajnë për shpellën ”Dardha” në Kërçovë

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 22:08
Shpella ”Dardha”

Me titullin “Misteri i kafkave në shpellë” gazeta ”Il Resto del Carlino” e fillon shkrimin për ekspertizën e përbashkët të organeve mjeko-ligjore të Italisë dhe Maqedonisë, për shpellën ”Dardha” në Kërçovë ku disa muaj më herët u gjendën kafka dhe eshtra njerëzish.

Për të zbuluar të vërtetën rreth këtij misteri, gazeta ”Il Resto del Carlino” shkruan se Ministri i Drejtësisë në Maqedoni, Valdet Xhaferi kërkoi ndihmë shkencore nga Universiteti Urbino,

Përfaqësues të Institutit të mjekësisë ligjore të Maqedonisë, profesori dhe specialisti i forenzikës Agim Ramadani, Prokurori i Gostivarit Ahmet Ahmeti, speleologu Kimi Rapiki, dhe dy inspektorë të policisë forenzike të qytetit të Kërçovës janë futur në shpellën që në vete ruan misterin e madh të zhdukjes të më shumë personave në periudha të ndryshme kohore.

Për këtë hetim, profesori i Universitetit Urbino, Peter Gobbi ka thënë ”Ne do të kryejmë një numër të madh të analizave për të gjetur praninë e proteinave, yndyrnave, indit dhjamor, molekula organike dhe përbërës tjerë.” ka thënë Gobbi. Gobbi ka thënë gjithashtu se do të vërtetohet mosha, mënyra e të jetuarit dhe prezenca e toksineve.

I njejti, gjithashtu ka treguar metodat identifikuese që do të jenë: biokimike, mikroskopike dhe elektronike.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat